SOT

Lodra druri nga zdrukthëtari i Drenasit

Kohën më të madhe e kalon në punishte duke krijuar lodra prej druri.

Mjeshtëria e zdrukthëtarit Sabit Krasniqi nga qyteti i Drenasit e bën akoma më të veçantë profesionin e tij.

I përkushtuar deri në detaje në punën që bën, thotë se u frymëzua nga ideja për të mos përdorur lodra plastike.

Sipas tij, këto lodra kanë rol në kreativitetin dhe inteligjencën e fëmijëve.

Nga punishtja e tij, lodrat dërgohen për shitje në tregun vendor, si dhe eksportohen në rajon.

Krasniqi thotë se puna me dru kërkon shumë përkushtim dhe se kërkesat e klientëve janë të ndryshme. Nga druri i papërpunuar deri te produkti final ka disa etapa pune.

Krasniqi, biznesin që e nisi me forcat vetjake nga institucionet kërkon mbështetje.

Punën e tij e paraqet edhe në rrjete sociale, prej ku merr kërkesa nga prindërit e edhe kopshtet e fëmijëve.