SOT

Litari dhe kashta për punëdore nga Gjyka

Hapësirën e dhomës e ka kthyer në punëtori. Gjykë Haziraj, gruaja nga Gjakova që pothuajse tërë jetën ia përkushtoi fëmijëve të saj, ka vendosur që vullnetin e energjinë pozitive ta shfrytëzojë për krijime tejet unike.

Çantat, shportat e pjatat prej litari të trashë, nga duart e kësaj 56-vjeçareje, hynë në treg rreth 3 vjet më parë. Sipas Hazirajt, e gjithë kjo erdhi falë një bashkëpunimi që kishte.

Nyjat e shportave dukshëm shfaqin gërshetimin e klasikes me modernen ashtu siç ndërthur vetë Haziraj njohuritë që dikur kishte marrë për grepin me ato që përdorim sot.

Sipas Gjykës, disa prej materialeve të cilat i përdor, janë të vështira për t’u gjetur madje shpeshherë kanë edhe kosto shumë të lartë.
Megjithëkëtë, ajo thotë se “ia vlen barra qiranë” duke marrë parasysh të mirat që përfiton nga kjo punë.

E, kohën e cila nuk ka të paguar, mundohet ta gjejë krahas përkushtimit ndaj punëve tjera.
Megjithatë, Gjyka thotë se kjo varet edhe nga kërkesat e klientëve, e të cilat janë rritur në muajt e fundit.

Përveç ekspozimit të produkteve në dyqanin e bashkëpunëtores, Gjyka ato i plason me foto edhe në rrjete sociale, prej nga i merr porositë më të mëdha.

E Gjykë Haziraj thotë se nuk do ta ndalë grepin, madje së shpejti do të sjellë edhe produkte të tjera që i përshtaten sezonit vjeshtë-dimër.