SOT

Letra bixhozi me motive/figura shqiptare

Idhuj të shumë të rinjve, çdoherë kanë qenë personazhet me superfuqi si superman, spiderman, wonderwoman e shumë të tjerë. Mirëpo, kishte ardhur koha që këto personazhe të zëvendësohen me ata që i lexojmë në librat e historisë. Këtë më së miri po e bëjnë disa të rinj nga Shqipëria të njohur si “T’fortit”.

Me letrat me simbole kombëtare, këta të fundit kanë për qëllim afrimin e të rinjve me heronjtë kombëtarë, raporton KOHA.

Për idenë e kamotshme e shitjen e tyre na flet disenjatori me përvoje shumëvjeçare, Albi Lamaj.

Përveç Skënderbeut, Albi shpalos edhe personazhet e tjerë.

Letrat e lojës kaluan edhe kufijtë kombëtarë.

Të gjitha produktet e “T’fortit” në vete përmbajnë motive shqiptare. Në projektet e tyre më të reja, disenjatori Lamaj pret që protagoniste të jetë edhe Prishtina.

Këto letra mund të blihen edhe në Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës.