Kadrije Mustafa është në një periudhë intensive të mbledhjes së mullagës, të cilën tash e disa vjet e kultivon bashkë edhe me të tjera bimë mjekuese.
Mustafa së bashku me vajzën e kryejnë këtë procedurë shpesh, pasi që sipas saj, mullaga çel disa herë gjatë ditës.
Kjo edhe është puna e vetme e kultivueses përmes të cilës, i siguron të ardhurat familjare.
“Jam kultivuese prej kohësh e mullagës, po edhe shumë kultura tjera bujqësore që do t’i shihni tash. Mullaga është ndër bimët që tash njihet në tregun tonë dhe kërkohet vazhdimisht. Duhet me i qëndru gati gjatë ditës, sepse sa më shumë merr prej saj aq më shumë jep gjatë ditës. Prej këtu tash e shihni si e bëjmë edhe tharjen e saj”, tha ajo.
Në serrën ku pak depërton drita, aty i vendosin për tharjen lulet e kësaj bime të leverdishme për familjen që e kultivon.
Një tjetër bimë që ajo e rritë në kopshtin e saj është aguliçja.
Përkushtimi maksimal siç shprehet Mustafa, ka bërë që kopshti i saj me të gjitha llojet e kulturave bujqësore, të jetë i frytshëm për të ardhurat e familjes së saj.
Ky artikull është në dispozicion për t’u ritransmetuar nga mediume të tjera, duke e cituar KOHËN si burim.