Krizantema, erica e tulipanët, janë vetëm disa prej luleve të stinës së vjeshtës.
Me formën e ngjyrën e tyre i kanë dhënë një bukuri lulishtes Agrocoop e janë gati për të zbukuruar kopshte e ballkone të shumë njerëzve të tjerë.
Dilemën se a mund ta rrethojmë veten me lule edhe në vjeshtë, na e zgjidh agronomi Ismet Rukolli.
Tulipanët karakterizohen si lule të vjeshtës, megjithatë këto të fundit mbillen tani ndërsa në pranverë i çelin petalet, transmeton Koha.
Njëra ndër lulet që tërheq më së shumti vëmendje me ngjyrat e saj është krizantema.
Agroccop në serrën e vet ka mbjellë rreth 25 mijë sosh.
Përveç shumë llojshmërisë së ngjyrave, kjo bimë karakterizohet me jetëgjatësinë e saj.
Në botë kjo lule mund të gjendet me emrat: lule ari, lulja e nënës, lulja për zbukurim, për varreza, gjë që tregon se mund të dhurohet në raste të ndryshme.
Kjo lulishte është e hapur për klientët nga ora 9:00 në mëngjes, deri në orën 18:00.
Si risi, Agrocoopi konsumatorëve të vet u ka sjellë edhe mundësinë e porosive online.