I shtrirë në veri të Kosovës e afër bjeshkëve të Moknës fshati UÇË është ndër më të vjetrit në Komunën e Istogut.
Ajo që e bën të veçantë këtë fshat është relievi i tij që ndihmon banorët e zonës të zhvillojnë veprimtari të ndryshme bujqësore.
Në këtë zonë dallohet mbjellja e pemëve të ndryshme shkak i bimësisë së përshtatshme që u mundëson bujqve të zonës krijimin e një blegtorie të pasur.
Behlulaj thotë se shkak i përmirësimit të kushteve në fshat është kthyer interesimi i banorëve që të investojnë këtu ndërsa ka prej atyre që janë kthyer në fshat edhe pse kohë më parë janë shpërngulur.
E një element i rëndësishëm i kësaj zone janë edhe kullat e vjetra të cilat sipas Behlulajt tregojnë kulturën e traditën e ruajtur ndër vite nga banorët.
Një kullë të tillë të vetmen ende aktive në këtë fshat me fanatizëm e ruan Idriz Mehmetaj.
Kjo kullë është e vetmja që i mbijetoi luftës së fundit në Kosovë, derisa Mehmetaj tregon për historinë e saj.
Ai thotë se në të nuk është investuar asnjëherë nga shteti derisa shpreson në një të tillë për shkak të kujtimeve dhe vlerës që ajo ka për 4.500 banorët e fshatit UÇË.
Kulla Mehmetaj daton që nga viti 1920 derisa ka shërbyer edhe si vendtakim për hartimin e operacioneve në këtë zonë gjatë kohës së luftës në Kosovë.