Kohën më të madhe të ditës po e kalon në këtë vend.
67-vjeçari Sokol Krasniqi, nga fshati Prapaqan i Deçanit, qëkur u pensionua filloi të kultivonte njërin prej frutave, të cilën thotë se e ka shumë në qejf, atë të boronicës, raporton KOHA.
Krasniqi thotë se toka e fshatit të tij është mjaft e pasur, e madje edhe kësaj bime i është përshtatur hapësira për zhvillim.
Bima që ka mbjellë familja Krasniqi është 2-vjeçare, e ky është viti i parë që ka dhënë frytet e saja.
Sipas Krasniqit, kjo bimë kushton shumë. E aktualisht ka të mbjellë vetëm 10 arë hapësirë me boronicë, por nëse do të gjejë përsëri donatorë shton se do të rrisë kapacitetet për prodhim.
67-vjeçari flet për entuziazmin e punës që ka për të dalë në këtë hapësirë.
E ende pa i plasuar në treg, shton se ka filluar interesimi për to.
Boronicat janë të njohura për vlerat e saja të mira që ndikojnë në shëndet.
Ndërsa në Kosovë, për shkak klimës së përshtatshme, pjekja e tyre bëhet më herët sesa në vendet e tjera evropiane.