Që nga fëmijëria, vendi i tij i preferuar ishte kuzhina. Përmes përgatitjes së ushqimeve tradicionale shqiptare, Leart Isufi e zbuloi edhe pasionin e tij për gatimin.
Ndonëse përgatitjet e para nuk rezultuan si në revistat me receta, kjo nuk e ndaloi Leartin. Përkundrazi, ai thotë se vazhdimisht kërkonte të përmirësohej.
Kur arriti moshën madhore, iu nënshtrua edhe një kursi për aftësim profesional, e që sipas Isufit i hapi shumë dyer drejt suksesit.
Tani ai njihet si shef në ushqimet aziatike.
Tani blloku i tij me receta përfshin jo vetëm ushqimet tradicionale.
Megjithatë, djaloshi nga Peja rrëfen se cilat ushqime ia kanë “rrëmbyer zemrën”.
Në vendin ku ai punon, si shef kuzhine, pjesën më të madhe të pjatave që servohen për klientët i përgatisin duart e tij.
E për ne tregon edhe ecurinë e disa prej ushqimeve në menynë aziatike.
Përveç mjeshtërisë, sipas Leartit, përgatitja e tyre kërkon edhe shpejtësi.
Learti thotë se edhe nga familjarët e miqtë e ka “marrë dekoratën” si shef kuzhine, meqenëse shpesh gatuan për ta.
E ardhmja e Leartit, sipas tij, padyshim që do të jetë në kuzhinë. Thika, pjata e pirunë thotë se do të mbesin shoqëria e tij e përhershme.