SOT

Kosova me pajisje që mbledh mbeturinat nga tekstili

Fillimisht ishin vendosur 2 pika të njëjta grumbulluese në qytetin e Pejës, e tani edhe kryeqytetit i janë shtuar 7 të njëjta nëpër lokacione të ndryshme.

Kjo është pika grumbulluese e tekstilit, ku qytetarët që kanë veshje të cilat nuk i përdorin më, mund t’i sjellin brenda kësaj pajisjeje, ku më pas organizata “Let’s Do It Peja” mund t’i rishesë, t’i ripërdorë, t’i rimodelojë apo edhe t’i riciklojë.

Qëllimi primar ishte që të eliminohen sa më shumë mbeturinat nga tekstili, e që kjo të arrihet organizatës “Let’s Do It Peja” po i duhet ndihma e gjithë qytetarëve.

Ai tregon se qytetarët, përpos që ndihmojnë me sjelljen e veshjeve, ata madje bëjnë edhe selektimin e tyre, gjë që ua lehtëson edhe më tej punën.

Aktualisht pikat grumbulluese në Pejë dhe ajo në lagjen “Ulpiana” arrijnë të grumbullojnë sasi më të madhe të veshjeve dhe interesimi për to është më i lartë.

Por për financimin e këtyre pikave është dashur përkrahja nga organizata “Help in Kosovo”, e cila me 3 mijë euro bëri të mundur blerjen e pajisjeve të tilla.

Breznica thotë se kjo iniciativë do të vazhdojë të përkrahet nga organizata, e madje edhe vetë ajo po kontribuon në grumbullimin e tekstilit, të cilin po e sjell në këtë pikë grumbulluese.

Aktualisht, pajisje të tilla ka 7 sosh në Prishtinë, 2 në Pejë, e 1 në Gjakovë, por synimi është që të gjitha komunat e Kosovës së paku ta kenë një të tillë në qendër të qytetit.

Ekspertët botërorë vlerësojnë që “Moda e shpejtë” që po bëhet nga disa brende shkakton ndotje të madhe nga tekstili.

Ndotja nga tekstili është në mesin e 10 ndotësve më të mëdhenj në botë dhe ekspertët rekomandojmë që ndryshimet në modë të jenë më të ngadalshme në mënyrë që rrobat të përdoren më gjatë e të mos hidhen.