Muajt e dimrit përveçqë janë më të ftohtë zakonisht përcillen edhe me grip e viroza.
Shkak i kësaj, sipas raporteve nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të shëndetësisë, ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në spitale.
E për këtë dietologia dhe nutricionistja Qëndresa Bilurdagi tregon se si të shëroheni nga gripat përmes ushqimeve të shëndetshme.
Sipas saj, vitaminat A, D, Omega 3, si dhe ajo C janë ndër më të rëndësimet gjatë dimrit, të cilat merren duke konsumuar pemë dhe perime.
Mollët, bananet e shegat janë disa prej frutave më të rëndësishme për një imunitet më të mirë.
Shkollimin për këtë profesion Bilurdagu e kreu në Turqi, ndërsa prej disa vjetësh merr pjesë në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me të ushqyerit e shëndetshëm.
Zyrën ku ajo punon e ka në qendër të Prizrenit, thotë se të shumtë janë personat që konsultohen me të për dietat apo mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.
Shpeshherë përveç fushës në lëmin e vet, ajo u ka ligjëruar rreth ushqimeve të shëndetshme edhe personave të prekur me kancer të gjirit.