Avdullah Bajraktari ishte pjesë e pandashme e radhëve të UÇK-së, TMK-së e në fund edhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Tash e 5 vjet, si kolonel ne pension, i është përkushtuar plotësisht bujqësisë, së bashku me bashkëshorten, Hajrien.
Parcela të shumta janë punuar plotësisht nga familja Bajraktari.
Që nga 2017-a, vitet me pemishte kishin qenë të frytshme, përveç kur breshëri ia kishte dëmtuar thuajse 90% të prodhimeve.
Nga qershitë, kumbullat e shumë trupa molle, më produktivja, sipas Bajraktarit, është kumbulla.
Tash çifti nga Klina e Epërme e Skenderajt është në pritje të rezultatit prodhues të punës me muaj për pemët e sivjetme.