Katër seri të konsujve e me mbi 300 tituj të gjigantit japonez ‘’PlayStation’’ zënë vend në shtëpinë e Visar Gashit, koleksionues i video lojërave të kësaj platforme.
Prej më shumë se 25 vjetëve ai ka ruajtur titujt e serive të para derisa nuk i ka lënë t’i mbulojë ndryshku as konsujt e famshëm të ‘’PlayStation1’’.
35-vjeçari maninë për koleksione e nisi me të famshmin ‘’Atari2600’’ për të vazhduar edhe me platformat e tjera.
Në librarinë e tij koleksionuese ruhen me ngulm e pasion tituj të vjetër që nuk janë më në shitje.
Për të cilat Gashi tregon sfidat nëpër të cilat ka kaluar si i ri para se t’i ketë në posedim ato.
76 tituj për ‘’PlayStation1’’ e 138 të tillë për ‘’PlayStation2’’ ai i ka përfunduar nga fillimi deri në fund me disa prej tyre që i ka luajtur më shumë se 2 herë.
Krejt këtë pasion për seritë e gjigantit ‘’PlayStation’’ ai synon ta kthej në një koleksion edhe më të madh se të tanishmin, ndërsa ka refuzuar shuma të mëdha për shitjen e tyre.
Gashi shpreson që në të ardhmen të hap një muze të tij bashkë edhe me një sallon video lojërash ku shumë adhurues si ai mund të shpalosin koleksionet e tyre.
Ndërsa shumë të apasionuar të tjerë të kenë mundësinë të luajnë disa prej titujve që më nuk janë në treg.