SOT

Klubi me kushte të vështira por me shumë talent

Pavarësisht kushteve - mungesës së mjeteve e kundërmimit të sallës - shumë nga vajzat e klubit të gjimnastikës “Fushë Kosova” kanë rrëmbyer medalje në gara vendore e ndërkombëtare.

Nuk janë të pakta ato që kanë nisur ushtrimet në moshën 4-vjeçare.

Drinesa Qerimi e Elena Manxholli janë pjesë të klubit qysh prej vitit 2015.

Të dyja, të shpërblyera në gara ndërkombëtare.

Manxholli posedon medalje të argjendtë, të bronztë e të artë.

Gjimnastet ushtrojnë 5 herë në javë nën mentorimin e trajnerëve Besnik Latifi e Shera Aliçkaj-Qerimi.

Sipas Qerimit, vendi ku ushtrojnë është i huazuar nga klubi i xhudos dhe nuk i plotëson kërkesat.

Por, suksesi nuk mungon, shton trajnerja.

Edhe 11 e 12-vjeçaret e klubit aspirojnë për një të ardhme të ndritur.

Gjimnastet e vogla tregojnë se në cilat disiplina janë më të mira.

Kampionia në kategorinë “Para yllkat” thotë se në të ardhmen do ta shohim në Lojëra Olimpike.

Forca, qëndrueshmëria e fleksibiliteti janë tre komponentët kryesorë për të arritur sukses në disiplina të gjimnastikës.

Trajneri shton se gjimnastika është sport që zhvillon trurin e fizikun.

Klubi “Fushë Kosova” po pret që në vitin 2023 të fillojë ndërtimin e palestrës së re, e premtuar qysh moti nga Ministria e Sportit.