Jo shumë larg prej qendrës së Malishevës shtrihet fshati Kërvasari i karakterizuar për qetësinë e pamjen përrallore të tij.
Përpos relievit të pasur malor, ky fshat që nga paslufta njihet edhe për një fenomen tjetër.
Banorët e më shumë se 1.000 shtëpive këtu jetojnë bashkë nën frymën e tolerancës fetare.
Fshati me shumicë myslimane shumë shpejt ka përqafuar edhe tradita e vlera të tjera, thotë i pari i fshatit, Albert Bytyqi.
Krasniqi tutje rrëfen se këtu palët gëzojnë së bashku edhe në kohë festash, qoftë ato islame apo edhe të feve të tjera.
Në jo shumë metra larg njëra-tjetrës shtrihen kisha e xhamia e fshatit. Të dyja simbolizojnë më së miri afërsinë e komuniteteve fetare mes vete.
Hoxha i fshatit, Bujar Bytyqi, rrëfen se si nisi historia e tolerancës në Kërvasari dhe arsyen pse e bën të veçantë këtë bashkëveprim të komuniteteve mes vete.
Edhe pse fshati njihet për tolerancë fetare dhe për komunitetet që ka, Xhevat Bytyqi si praktikues protestant tregon se ata ende nuk praktikojnë traditën e festimit të festave së bashku.
Kërvasaria si fshati i kulturave të ndryshme mbetet unik në përfaqësimin e traditave kombëtare e fetare.