Përgatitjet thotë se i bënë vetë. Çdo gjë duhet të jetë gati për orën 12, atëherë kur ka më së shumti klientë.
Këta të fundit i ka të rregullt. Ka edhe prej atyre që i sheh një herë në vit e vijnë me bakshish.
Deri në 30 kg gështenja Llapashtica i shet në ditë të zakonshme. E ditët e festave janë ato që i sjellin më shumë të ardhura.
“Ka ndodhur që i kam shitur deri në 100 kg për pavarësi”, thotë ai
Shtandin thotë se e mbyll vetëm atëherë kur është keq me shëndet.
Përveç frutës së gështenjës, atë e përdor edhe për shitjen e misrit.