Pas ndonjë fatkeqësie, të parët që kërkohen janë punëtorët e stafit urgjent, me në krye shoferin e autoambulancës.
Rrahman Veliu është 64-vjeçari, i cili e ka drejtuar autoambulancën për tash e 40 vjet.
Veliu thotë se filloi punën në vitet e 80-ta, e ajo kohë ishte më sfiduese për të.
Krahasuar me kohën më përpara, shoferi thotë se tash puna është më e lehtë, sepse edhe kushtet janë më të mira.
Gjatë katër dekadave, ai kishte udhëtuar në disa shtete të rajonit me punë.
Ai vlerëson se për shkak të rrugëve të vjetra, lodhej më shumë, e sot lodhjen ia shkakton mosha.
Komunikacioni në Prishtinë është shumë i dendur, e shoferi thotë se kjo po u shkakton problem për të arritur në kohë.
Ai thotë se qytetarët janë shumë bashkëpunues, por nuk po mjafton.
Kaq shumë vjet mes gjuhës së doktorëve, disa gjëra për shëndetësinë i ka mësuar edhe shoferi e edhe i ndan me ne.
Shoferi flet për momentet kur edhe vetë familjarët e tij ishin pacientë në autoambulancë e pavarësisht kësaj ai e ruante qetësinë nga emocionet.
Veliut i ka mbetur edhe një vit punë, pasi ai tashmë e ka arritur moshën e pensionimit. E këtë punë ai do ta këtë gjatë në mendje dhe përditshmëri, sepse aktualisht edhe djali i tij po e ushtron.