Flamuri shtetëror, ai shqiptar e i miqëve amerikan janë ata që e karakterizojnë këtë kasollen në Fushë të Madhe të Komunës së Ferizajt.
72 vjeçari Ramë Borinca, e ka ndërtuar plotësisht prej druri, për të kaluar kohën si i pensionuar në ajrin e pastër e natyrën e këtij rajoni.
Fundjavat të pensionuarin tashmë e gjejnë gjithnjë në kasollen malore.
Ndërtimi i saj thotë se i erdhi edhe nga nostalgjia e mënyrës së të jetuarit dikur.
Larg jetesës së zakonshme, ku shoqëri nuk i bëjnë mjetet e komunikimit, thotë ta ndjej veten mirë dhe t’i kthej vitet pas në kohë.
E vogël me hapësirë, por ambient i këndshëm në natyrë.
Të tillë e cilëson vet Borinca e të tillë thotë se e kanë parë edhe vendasit e vizitorët që kanë kaluar rreth saj.