SOT

Kartolina nga pjesëtarët e klubit “Dëshira”

Në dhomën e punës, përreth tavolinës janë ulur anëtarët e klubit “Dëshira” në Prishtinë e po krijojnë kartolinat e fundvitit.

Shumëngjyrëshe e me plot dizajne janë këto të fundit.

Çdo herë punojnë nën mentorimin e stafit, përfshirë këtu edhe psikologen Donjeta Gjonbalaj.

Klubi për personat me aftësi të kufizuara mendore, sipas Gjonbalajt, në fundvit krijon kartolina për t’i shitur e për të siguruar të ardhurat e qendrës.

Nga 190 persona të anëtarësuar, për Lumnije Demollin ky vend u bë shtëpia e dytë, qysh në vitin 2004. Kartolinat nuk janë shkathtësia e vetme që ka zhvilluar.

Disa të tilla thotë se i ka dhuruar për ditëlindje.

Sipas Donjetës, pavarësimi i kësaj kategorie, socializimi dhe krijimi i shkathtësive të reja janë pikat kyç të klubit.

Qëndrimi e Dritoni janë pjesëtarët e tjerë që me padurim presin mëngjeset në qendër. Njëri bën apel për blerje e tjetri thotë se është më i aftë në shitje. 

Me lule, zemra, yje e shumë forma, Qëndresa i dizajnon kartolinat.

Klubi “Dëshira” ka pasur përkrahje edhe nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Financave dhe Transfereve.

Së shpejti presin të bëhen me qendër të re.