SOT

“Kafeneja e qytetit” që mbledh ferizajasit e vjetër

Nikoqiri i kësaj hapësire unike është Tefik Asllani, një ish-roker i cili po mbledh gjithë moshatarët e tij për të bërë qejf në kafenenë e tij.

Ai tregon se gjithë interierin e ka punuar vetë dhe është munduar të lërë gjithçka si më parë.

Myshterinjtë janë po të njëjtët, e madje aq mirë e njihen mes vete, sa që kanë një mënyrë të veçantë kur duan të qerasin njëri-tjetrin.

Tefiku thotë se që nga orët e para të mëngjesit është e hapur kafeneja, ka raste kur ai del për të kryer punë në qytet e myshterinjtë e zakonshëm mund të hyjnë brenda dhe të vet shërbehen.

Tefiku ka një jetë të tërë që ka udhëtuar në vende të huaja kështu nga secili vend është munduar të sjellë diçka nga atje për të pasuruar me eksponate lokalin e tij, përderisa tregon edhe çka e mbajti gjallë deri tani dhe kaq të dashur për të tjerët kafenenë e tij.

Një nga myshterinjtë e rregullt dhe të parë të tij është Sejdi Sejdiu, i cili thotë se atmosfera në këtë vend është shumë e mirë.

Sejdiu tregon se secili prej shokëve kanë nga një nofkë, e atë e njohin si “ministër”.

E prej klientëve janë edhe disa që jetojnë në mërgim, por çdoherë kur vijnë në pushime në Kosovë, vendi i parë që vizitojnë është pikërisht kafeneja e qytetit.

Arsimit i pëlqen të tregojë për njoftimin e parë me këtë kafene dhe me pronarin e tij për të cilin ndan fjalët më të mira.

Kafeneja e qytetit mbetet një nga vendet më të pëlqyera për klientët e moshave të shtyra, të cilët i qëndruan besnik këtij vendi për tash e sa vjet dhe kohën më të madhe vazhdojnë ta kalojnë aty nën shoqërinë e njëri-tjetrit.