SOT

Juristja nga Prishtina në biznes me shitblerjen e veturave

Është 23-vjeçare e juriste me profesion, por po e bën një punë krejtësisht tjetër.

Veturat ishin pasion i kamotshëm i Arta Begollit nga Prishtina, e cila pak muaj më parë vendosi të hapte një biznes me shitblerjen e tyre.

Me veturën që e bleu për vete, filloi edhe të bëjë biznes. Aktualisht ka një truall ku i ekspozon veturat, të cilat janë të ardhura nga vendet perëndimore.

Ajo tregon se i kushton rëndësi të veçantë edhe vendit nga ku e merr veturën, shton se ajo i siguron klientët për veturat e blera tek ajo.

Arta i njeh mirë automjetet dhe specifikat që ato përmbajnë, që e vogël kishte shfaqur kuriozitet për to.

Meqenëse shumica prej autosalloneve pronarë kanë burrat, Artën e kanë mirëpritur të gjithë klientët dhe shumica prej tyre janë habitur me dijen e saj në automobilistikë.

Magjistrales Prishtinë-Podujevë së shpejti pritet t’i shtohet një autosallon i ri, i cili do të udhëhiqet nga Arta.