SOT

Jeta e një bariu mes tufës me bagëti në Drenicë

Idriz Shala prej vitesh ka punuar dhe jetuar në qytetin e Pejës.

Por shëndeti e ka shtyrë atë që të kthehet në vendlindje, në fshatin Kizhnarek të Drenasit bashkë më familjen e tij.

Nga ndërtimtaria në qytet, në blegtori në fshat.

Ai punën në fshat e nisi me 7 dele për të arritur në një tufë me 160 sosh.

52-vjeçari thotë se puna me dele ka edhe përfitimet e veta, sidomos në shitjen e tyre.

Bariu nga Drenica ka arritur që për një periudhë të shkurtër ta shtojë tufën e deleve, motivon edhe të tjerët që të merren me blegtori e bujqësi.

Idrizin e gjejmë çdo ditë nëpër malet e Drenicës duke i kullotur delet e tij.