SOT

Ish-ushtari i UÇK-së, dy dekada mjeshtër i çiftelisë e sharkisë

I rrethuar nga shumë lloje të drunjve e të gjitha mjetet që i duhen për punimin e çiftelisë e sharkisë, mjeshtri nga Suhareka, Milaim Kadolli, i mbyll ditët në punëtori.

Si ushtar i luftës për Kosovën, nostalgjinë e këngëve që i këndoheshin asaj periudhe thotë se e gjeti duke i punuar këto instrumente.

Punon me thuajse të gjitha llojet e drurit.

Madje, ka instrumente në të cilat e ka kombinuar secilin lloj.

Një jetë pune në këtë profesion, siç e quan ai, shprehet se ka qenë gjithnjë i kënaqur me fitimet.

Thotë se më shumë e gëzon fakti se kohëve të fundit, brezat e ndryshëm i kanë kthyer sytë kah instrumentet tradicionale shqiptare .

Përveçse mjeshtër i tyre, ai di të luajë në to.

Brenda punëtorisë e ka improvizuar një dhomë ndeje, ku shumë shpesh mblidhen për t’ia thënë këngës patriotike.