Vathë me ngjyra e forma të ndryshme ka filluar të krijojë tash e dy vjet, 22-vjecarja Arbëresha Prelvukaj.
Sipas saj gjithçka nisi si mënyrë për ta kaluar kohën në karantinë, e mësimet e para i mori përmes artistëve të tjerë në kanalet e tyre në Youtube.
Arbëresha thotë se u ndje krenare kur realizoi vathët e parë. E si provë të punës dhuroi edhe shumë vathë për të afërmit.
Argjila është materiali me të cilin krijon vathët që kryesisht i blen në Kosovë, por shpesh disa prej materialeve që i përdor nuk i gjen në tregun vendor. Inspirimin thotë se e gjen në vende të ndryshme kurse format mundohet ti bëjë sa më unike.
Pjesë e procesit të punës është edhe pjekja.
Tashmë ajo thotë se ka hapur edhe rrjete sociale për të shpalosur krijimet e saj me të pasionuarit pas aksesorëve.
22-vjecarja mundohet të ndaj kohën për studime e pasionin të cilin thotë se po mendohet ta shndërroj edhe në profesionin për të ardhmen e saj.