SOT

I riu nga Istogu, kultivues i 3 mijë kg asparagus në vit

Muaji maj për 31-vjeçarin, Alkend Tahirsylaj, nënkupton kohën e vjeljes së asparagusit, të cilin filloi ta kultivonte 10 vjet më parë.

1.7 hektarët e mbjellë me këtë perim janë punë e përditshme për Tahirsylajn.

Kjo fazë, sipas tij, zgjat deri në qershor ose korrik varësisht prej temperaturave.

2 deri në 3 orë në ditë duhet të ujitet bima. Sipas Alkendit, ky është vetëm njëri nga kushtet që duhet plotësuar në mënyrë që asparagu të rritet.

Një asparag duhet të prihet kur të arrihet lartësia 10 deri në 15 cm, thotë Alkendi.

Në Kosovë, sipas Tahirsylajt, janë të paktë njerëzit që e kultivojnë këtë perim. Kjo vjen si pasojë e mospromovimit të mjaftueshëm.

Shitjen më të madhe thotë se e kanë në tregun vendor.

Çmimi i një kilogrami asparag të freskët sillet nga 5 deri në 6 euro.

Përveç në bashkëpunim me markete të ndryshme, tregu mobil është njëra nga pikat më të afërta për qytetarët e Prishtinës për asparagun e freskët.

Vitamina K, B E janë disa nga mineralet që ofron e benefitet nga konsumimi i tij janë të panumërta thotë agronomi.

Asparagu mund të përdoret i fërguar, i konservuar, por edhe në formë të lëngshme si supë.