SOT

Hapet qendra e parë e padelit në Kosovë

Pas 11 muajsh përgatitje, në Kosovë është hapur qendra e parë sportive e padelit.

Ky sport shumë i ngjashëm me tensin po ngjall interesim te qytetarët.

Besim Shulemaja, njëri nga pronarët e “Be all padel”, tregon se ky sport për shumë vjet luhet në vende tjera të botës, megjithatë në Kosovë pak e njohin.

Përveç luajtjes për qejf, qëllimi i qendrës është krijimi i sportistëve të rinj që pas një kohe do ta përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare

Sipas sekretarit të Federatës, Jusuf Kika, padeli është një nga sportet më të popullarizuara në botë.

Fusha, reketi e numri i lojtarëve janë detajet që e bëjnë të dallohet nga sporti i tenisit.

Mosha nuk shfaq problem në lojën e padelit. Madje Kika thotë se nuk kërkon edhe shumë talent.

Një numër i madh i qytetarëve kanë frekuentuar këtë qendër sportive menjëherë pas hapjes, thotë sekretari. Andaj, këta të fundit janë të gatshëm të marrin trajnerë ndërkombëtarë madje edhe të dërgojnë të interesuarit për t’u certifikuar profesionalisht.

Federata ka bërë kërkesë që padeli të hyjë si lëndë kurrikulare.

Hapësira të reja të padelit, sipas Shulemajës, priten të hapen edhe në disa komuna tjera të Kosovës.

Të interesuarit mund të ushtrojnë me pagesë rreth 30 euro për 4 persona.