SOT

Gurët e “Trepçës”, dhurata të presidentit Rugova e eksponate në muze

Kristalet e “Trepçës”, Kosovën e kanë bërë që të njihet edhe jashtë kufijve.

Në kohën e presidentit Ibrahim Rugova ato ishin dhuratë për secilin mysafirë si shenjë falënderimi për ndihmën dhënë Kosovës në pavarësi e shtetndërtim.

Aktualisht janë mbi 2 mijë kristale të tilla që ruhen në Muzeun e Mitrovicës.

Muzeu i kristaleve në qytetin e minatorëve u hap nga vetë ata në vitin 1964.

Ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kristalet janë grumbulluar nga minatorët.

Ai thotë se janë rreth 70 lloje të kristaleve në muze.

Aktualisht muzeu ka vizita të shumta nga vendasit dhe ndërkombëtarët.

E veçanta e këtij muzeut është edhe harta e “Trepçës” 3D, e punuar me dorë nga inxhinierët 40 vjet më parë.

Ndërsa, Shaip Blakçorri, kurator i muzeut theksoi se përveç kristaleve të “Trepçës” në muze janë ekspozuar edhe kristale nga vendet e tjera në Kosovë dhe jashtë saj.

Blakçorri përmend kristalet e veçanta që ka muzeu, Vivianiti është ndër më të rrallët.

Muzeu i Kristaleve të “Trepçës” është në Stantërg afër Minierës së Trepçës.

Image
Kristalet e Trepçës (FOTO: KTV)