SOT

Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane mësojnë rrobaqepësinë

Për gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian e rëndësishme është gjetja e një pune në tregun e Kosovës.

Kimete Sejdiu është njëra nga to, e cila asnjëherë nuk u ndal së punuari në mënyrë që të kontribuojë për familjen e saj.

Ajo ka 1 vit që e ushton profesionin e rrobaqepësisë krahas asaj si floktare.

I duhen 30 minuta kohë për të përfunduar një çantë dore, të cilën në fillet e para bënte më gjatë.

Përveçqë mëson dhe punon në organizatën joqeveritare “Shtëpia e shpresës”, ajo me punë të dorës merret edhe në shtëpi.

Kimete Sejdiu e shumë vajza e gra të tjera mësimin e rrobaqepësisë e marrin nga mësuesja Lindita Salihu.

Punët që bëhen në kurs janë nga materiale të ricikluara.

Për dy orë gratë arrijnë që të qepin deri në 15 çanta, të cilat më pas shiten shumë jashtë vendit.

Leonora Maloku, menaxhere e projektit, thotë se ky projekt ka për qëllim punësimin e grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Aktualisht pjesë e këtij projekti janë 15 gra, por Maloku thotë se synojnë rritjen e ofrimit të shërbimeve.

Çantat dhe punët e tjera në Kosovë ekspozohen kryesisht nëpër panaire.