Që në orën 10:00 disa pensioniste nisin të mblidhen në ambientet e shoqatës “Pojata”.
Të gjitha zonjat i pret Sabrie Namani, e cila e drejton këtë shoqatë që e krijoi për gratë pensioniste.
Shumë prej tyre dikur kishin një profesion, prandaj thonë se e ndjejnë nevojën e të qenit aktive pas pensionimit.
Çdo material të punës së dorës e marrin me vete. Aty punojnë e ndajnë kujtime nga jeta e përvojat në profesionet e tyre.
Në njërin kënd, në hapësirat e shoqatës, e kanë vendosur edhe makinën e qepjes, ku qepin edhe veshje kombëtare.
Me pensionet e tyre kjo shoqatë e mban çdo aktivitet e organizim për vizita nëpër Kosovë e jashtë saj.