Shehrie Gërbeshi flet edhe për interesimin e vajzave e grave, të cilat pa dallim moshe përfshihen në sportin e shahut.
Drejtoresha e Klubit të shahut “Malsorja”, ka edhe një kërkesë sa i përket hapësirës së pamjaftueshme që ofrohet për sportin e shahut.
Melisa Haliti është 14-vjeçarja e cila ka pesë vjet që vazhdimisht i ndjek orët mësimore në këtë klub. Ajo rrëfen se arsyeja kryesore pse ka filluar të mësojë shahun ka të bëjë me shmangien e orëve të gjata në telefon.
Përveç Halitit, në klub ka edhe të tjera vajza më të vogla në moshë se ajo.
Ajla Talla është një tjetër nxënëse që flet për pasionin e saj për shahun. Ajo numëron të mirat që i sjell ky sport e që kanë të bëjnë me zhvillimin e trurit.
E ndryshe nga shoqet që kanë kohë të gjatë që vijnë, Inesa Bekolli vijon mësimet qe një javë. Për emisionin “SOT” ajo thotë se edhe pse është në fillim, ka interes për këtë sport e dëshiron ta vazhdojë.
Organizata e cila trajnon fëmijët ka vendosur të zgjerojë rrjetin në tërë Kosovën.
Menaxherja e Klubit, Mejreme Tafaj- Bunjaku, thotë se janë në përgatitje të një asociacioni të klubeve të shahut në komunat e tjera.
Klubi i shahut “Malsorja” është i hapur për të gjitha vajzat e gratë që dëshirojnë një hobi të ri apo edhe të vazhdojnë me gara pasi që klubi është i angazhuar edhe në aktivitete e iniciativa të tilla.