SOT

“Grand Decor” me dyqan të ri në “The Ring Mall”

Me 24 mijë metra katror e mbi 70 dyqane nga marka të ndryshme ‘The Ring Mall’’ është qendra më e re tregtare në vend.

Kjo qendër e ndërtuar në hyrje të Ferizajt u përurua të premten e 7 majit ndërkohë që po shihet si atraksioni më i ri për fëmijë e për të rritur.

Në një ceremoni modeste ku të pranishëm ishin një numër i madh qytetarësh këtu u tha se ‘The Ring Mall’’ do të ofroj atë që nuk është parë ende në Kosovë.

Ndërsa po konsiderohet edhe si fillim i ringjalljes së ekonomisë në vend.

Pas fjalimeve zyrtare koha i erdhi prerjes së shiritit.

Me të hyrë brenda 3 katet e qendrës u mbushën me qytetarët që kishin ardhur për të parë nga afër llojshmërinë e asaj që ky rrjet i bizneseve ofron.

E një prej shumë dyqaneve që janë pjesë e ‘The Ring Mall’’ është edhe kompania ‘’Grand Decor’’.

Prej luleve të ndryshme, kornizave e kuti të dekorimit “Grand Decor’’ ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për çfarëdo ceremonie festive.

Përgjatë një viti ku munguan dasmat e ahengjet pronarja e këtij dyqani Shemsije Duraku shprehet e lumtur që i është dhënë mundësia e zgjerimit të biznesit të saj për të qëndruar sa më afër klientëve.

Duraku më tha se po synojnë që të ofrojnë sa më shumë për klientët, duke nisur prej detajeve të thjeshta deri te organizimet e detajuara.

Normalisht, në një ngjarje të tillë si ky përurim nuk mund të mungonte detaji i “Grand Decor’’ në të.