Dita e tij është e ndarë mes brushës e stetoskopit.
Me profesion është specializant i kardiologjisë, mirëpo një pjesë tjetër të ditës e kalon duke pikturuar.
Petrit Çuni pas orarit të punës si doktor ditën e vazhdon në ekspozitë.
Punimet e doktorit kanë motive të veçanta e edhe stile të ndryshme të të pikturuarit.
Çuni e bën një ndërlidhje të profesionit e të pasionit të tij, duke treguar ngjashmëritë që kanë.
Sipas tij, arti në vend nuk vlerësohet mjaftueshëm e kushtet po ashtu nuk janë të plotësuara për ata që merren me këtë fushë.
Ai shton se artistë ka të shumtë, por hapësira mungon.
Pjesën tjetër të ditës e vazhdon në zyrën e tij, në shërbim të pacientëve.
Mantelbardhi rrëfen se sa është e vështirë të ndajë ditën në dy kahe të kundërta.
Doktori e ka bërë edhe një gërshetim të punës se tij në art duke bërë piktura që pasqyrojnë shëndetin.
Doktori artist ka edhe një mesazh për të gjithë ata që duan të kenë edhe një pasion krahas profesionit, por janë skeptikë për kohën e mundësinë.