Hapësirat ku jetojmë kanë nevojë për përkujdesje nga profesionistët e fushave të ndryshme. Varësisht se çka duhet rregulluar, edhe qytetarët mundohen të gjejnë mjeshtrit.
Sipas tyre shumica kontaktojnë me mjeshtrit përmes rekomandimeve të dikujt tjetër.
Qytetarët thonë se me kryesit e shërbimeve takohen drejtpërdrejtë, por tash kosovarëve po u ofrohet një vendtakim online përmes platfromës ‘Gjindu”.
Programeri Dardan Mexhuani thotë se “Gjindu” është një treg i përbashkët online dhe krijimi i një platforme të tillë ka qenë më se i domosdoshëm.
Shton se puna ka filluar rreth dy vjet më parë.
Sipas Mexhuanit, kjo platformë ka benefite të dyanshme.
Hidroizolim, instalim elektrik, betonprerës, dizajn grafik, mermerpunues, mjeshtër shtëpiak, riparim i banjave, roletapunues e arkitekt, janë vetëm disa nga shërbimet që ofrohen këtu.
Mënyra e qasjes në platformë është fare e thjeshtë, thotë Amiri.
Pyetësorët janë krijuar me qëllim lehtësimi të kërkesës e ofertës.
Amiri tregon se deri më tash janë regjistruar mbi 200 kryes të shërbimeve. Këta të fundit janë të gatshëm të ofertojnë klientët nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Njëra ndër to është arkitektja Zana Elezi-Visoka, e cila thotë se “Gjindu” ia lehtëson punën dhe e redukton kohën e shpenzuar.
Regjistrimi i mjeshtërve do të jetë falas deri në vitin 2023.
Së shpejti, “Gjindu” pritet të lansohet në formë të aplikacionit për iOS e Android.