SOT

Gjevrekët më të kërkuar të Prishtinës

Përvoja 50-vjeçare e furrës “Prishtina” ka ndikuar në shijen e në cilësinë e ushqimeve të bëra me shumë pasion nga punëtorët.

Ka disa vjet që Shefqet Jaha e frekuenton furrën “Prishtina” dhe ushqimet që serviren aty. 78-vjeçari veçon pitalkat si më të preferuarat e tij.

E ndryshe nga Jaha, Faik Canolli, po ashtu konsumator i rregullt, nuk mund t’i ndajë pjekurinat e furrës. Canolli rrëfen se është bërë kohë e gjatë prej kur shërbehet në këtë furrë, megjithatë ia vlen, sepse sipas konsumatorit shija dhe cilësia janë të padiskutueshme.

E ka marrë emrin e kryeqytetit, por nuk e kishte të tillë gjithmonë.

Sipas menaxheres së furrës, Suzana Duraku-Krasniqi, emri bart një histori, meqenëse edhe hapja daton rreth 50 vjet më parë.

Duraku-Krasniqi rreshton pjekurinat më të shitura nga konsumatorët, e gjevrekët i cilëson si më të preferuarit.

Menaxherja e kujton vitin pandemik si jashtëzakonisht të vështirë për biznesin, ndonëse janë ndihmuar nga institucionet.

E edhe pse situata është më e stabilizuar, sipas saj, ende puna nuk është rikthyer siç ka qenë.

Furra “Prishtina” është në shërbim të qytetarëve edhe përmes porosive, duke sjellë gatimet të cilat sipas tyre shijojnë më mirë, sepse janë të bëra me dashuri.