Në 79-vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës “Rilindja” u përuruar libri i Hamdi Podvoricës “Gjenocidi i Serbisë dhe përpjekjet për mëvetësi të Kosovës (1990-1999) – në sytë e gazetarit të ‘Rilindjes’”.
Ky libër me 358 faqe e 6 kapituj përmban ngjarje historike, politike e shoqërore, kur Serbia gjatë viteve 1990-1999 ushtronte gjenocid kundër shqiptarëve në Kosovë.
Vepra dhe kontributi i Hamdi Podvoricës u cilësuan lart nga të pranishmit.
Podvorica vlerësohet për virtytet e larta njerëzore dhe patriotike që ka shfaqur gjatë karrierës së tij si gazetar dhe shkrimtar. Është autor i 10 librave. Kohëve të fundit ka botuar librin “Komentar i Ligjit të Trashëgimisë së Kosovës”.
79 vjet më parë u botua numri i parë i gazetën “Rilindja”, ndërsa gazeta u mbyll përfundimisht më 2002, pas largimit të ”Rilindjes” nga Pallati.