Hapësirat e gjelbëruara janë ato që i mungojnë më së shumti kryeqytetit.
Prishtina e kthyer në një qytet ku mbizotëron betoni, po synon të kthehet në qytet me park për secilën lagje.
Qëllimi kryesor i projektit për ndërtimin e parkut në platenë e kësaj lagje, është kthimi i gjelbërimit për qytetarët.
Një nismë e tillë, është e mirëseardhur për qytetarët e lagjes, sipas të cilëve një hapësirë gjelbëruese në vend të ndërtesave të larta, është ajo për çka “vuan” Prishtina.
Sidomos gjatë verës, ata që jetojnë në ndërtesa kolektive, e kanë të domosdoshme daljen në ambient të hapur.
Mijëra fidanë e lule të ndryshme do të mbillen gjatë këtij viti nga drejtoria e parqeve ashtu që t’i kthejnë Prishtinës sa më shumë ngjyra.
Drejtoresha Fatime Hajdari thotë se po punohet përgjatë gjithë qendrës së qytetit.
Shtimi i më shumë këndeve të lojërave për fëmijë e pushimoreve për të rin e mosha të vjetra, janë prioritet i këtij projekti të nisur.
Me theks të veçantë, zvogëlimin e ndikimit që betoni e pluhuri kanë në jetën dhe shëndetin e secilit banor të Prishtinës.
E për të realizuar këtë projekt deri në detajet e fundit përkujdesen punëtorët e kompanisë ‘’Hortikultura’’.