Ka 3 muaj që ecjet nëpër shesh janë bërë rutinë e bukur për Gëzim Morinën.
Destinacioni i tij është ëndrra e realizuar. Mezi pret që të arrijë e ta nisë punën në krahë të mjekut që ia dha mundësinë.
Punën e asistentit e bën me përkushtim e profesionalizëm.
Kujdeset për secilin detaj, nga uniforma e punës e deri tek asistenca në punë.
4 orë punë i ka të kontraktuara, por kënaqësia e madhe në punë bën që ai të qëndrojë edhe më gjatë.
Gëzimi ishte takuar me stomatologun derisa vetë ishte pacient.
Për mantelbardhin, Gëzimi është i kujdesshëm ndaj pacientëve dhe i përpiktë në punë.
Ideja për punësimin e Gëzimit është përmbushje e përkushtimit që mjeku Gazmend Arifi thotë se ka për personat me aftësi të kufizuar.
Erza Zasella, përgjegjëse e shërbimeve terapeutike në shoqatën “Down Sindrom”, thotë se kanë 70 fëmijë dhe të rritur prej të cilëve 12 janë të punësuar.
E krejt këtë rrugëtim e përcjell nëna e Gëzimit, e cila thotë se ëndrra e djalit të saj tashmë është realitet.
Përveç punësimit në institucione publike që është obligim ligjor, kohëve të fundit ka rritje të të punësuarve me aftësi të kufizuar në sektorin privat.