Ka më shumë se 1 vit prejse janë mbjellë mbi 10.000 fidanë në një hapësirë prej 12 arësh tokë.
Beqë Mehmetaj thotë se është rritur me gështenja e kjo ka qenë njëra ndër arsyet se pse filloi me mbjelljen e tyre.
Tashmë këto të fundit janë bërë gati për shitje e priten që pas 2 vjetëve të japin frutat.
Vendore, italiane e greke janë gështenjat të cilat i kultivon e që mes vete nuk dallojnë shumë nga trupi aq sa dallojnë pas pjekjes së tyre.
Sipas Mehmetajt, diferenca e këtyre 3 varieteteve qëndron në madhësi, por në disa raste edhe në shije. Të preferuarat thotë se i ka këto vendoret.
Në mënyrë që gështenjat të rriten pa pengesë, përveç përgatitjes së tokës, duhen edhe një kujdes intensiv në ujitje e largim të mbetjeve anash bimës.
I së njëjtës rëndësie është edhe moti. Këtë vit, Mehmetaj tregon se ky fshat ka pasur rendimente të ulëta për shkak të thatësisë së madhe.
Një pemë mund të prodhojë deri në 30 kg gështenja, kurse rendimentet e atyre të mbjella vite më parë mund të arrijnë deri në 200.
Si pasojë e vetive të mira ushqyese, Beqë Mehmetaj thotë se në të ardhmen do të zgjerojë edhe më tepër këtë biznes.