SOT

Fshati Tërn, fole e lejlekëve tash e disa vjet

Një fole e lejlekëve prej vitesh është ndërtuar te shtëpia e familjes Osmani në fshatin Tërn të Ferizajt.

Lejlekët bashkë me të vegjlit e tyre qëndrojnë këtu për 6 muaj e më pas sërish shtegtojnë nëpër vende të ngrohta për t’u kthyer sërish në fole.

Sipas Enver Osmanit, shumë persona marrin rrugë nga vendet e tjera vetëm për ta parë lejlekun nga afër.

Fshati është vend i përshtatshëm për shpendë të ndryshme, thotë edhe banori tjetër i këtij fshati, mësuesi Fatmir Ilazi.

Fshati Tërn kufizohet me Komunën e Shtimes dhe atë të Lipjanit, është fshati i fundit i Ferizajt, por nuk i mungon infrastruktura e as zhvillimi i bujqësisë, thekson përfaqësuesi i fshatit, Nazmi Musliu.

Ndërsa Ramadan Ramadani, i cili merret me bujqësi qe 10 vjet, nuk është i kënaqur me mbështetjen institucionale sa i përket sektorit të bujqësisë.

Toka e tij prej 17 hektarësh me misër e grurë është dëmtuar si shkak i reshjeve, thotë ai.

Fshati si karakteristikë ka edhe stadiumin në të cilin ndeshjet i luan klubi i futbollit “Tefik Çanga“, si dhe ku janë luajtur shumë duele të kampionatit të Kosovës.

Pas vitit 1999, Fshati Tërn është i njohur edhe me emrin Trim.