Bukuritë natyrore, fshatin Brus, i cili është në Komunën e Lipjanit, e bën tërheqës për vizitorë.
Shumica e banorëve të fshatit Brus si profesion të vetëm kanë prodhimin e thëngjillit dhe shitjen e tij.
Në këtë fshat ka rreth 30 furra adekuate në të cilat digjen drunjtë dhe bëhen thëngjill për skarë.
Edhe Gjon Gashi nga lagjja “Pershter” e fshatit Brus me thëngjill e mban familjen.
Nga pylli i tij i siguron drutë, të cilat më pas i përpunon në furrë që e ka në oborrin e shtëpisë së tij.
Ai na tregon në detaje se si bëhet përpunimi i thëngjillit, të cilin më pas e shet në tregun vendor nëpër qebaptore të ndryshme.
Gashi pretendon se në tokën e tij mund të ketë edhe ari. Thotë se nga viti 2017, fshatin e kanë vizituar kompani vendore e ndërkombëtare për të zbuluar pasuritë natyrore që mund t’i ketë.
Me përpunimin e thëngjillit merren të gjithë fshati, ndërsa për pasuri të tjera natyrore sikurse ari ende nuk është vërtetuar nga institucionet vendore, por as ato ndërkombëtare.
Si karakteristikë tjetër e fshatit është se të gjitha familjet kanë një mbiemër.