Ditën e 8 Marsit amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare më shumë se kurrë ishte i mbushur me gra e vajza. Kjo sepse për këtë ditë u organizua mbajtja e fjalimeve nga disa gra të suksesshme.
Shpesa Agushi, drejtoresha ekzekutive në rrjetin e grave rome, ashkalinje dhe egjiptiane rrëfen historinë e saj.
Ajo thotë se babai i saj ishte përkrahësi më i madh që e ndihmoi për shkollim.
Agushi këshillon vajzat të konsultohen me familje për drejtimin e edukimit, por kurrsesi ta ndërpresin atë.
Nazan Safqi, nga Ministria e Arsimit, thotë se gruaja ka rol shumë të rëndësishëm në shoqëri, andaj edukimi i saj duhet të jetë deri në gradën e fundit.
Rastet kur vajzat cenohen nga zgjedhja e profesionit janë të shumta sipas drejtoreshës ekzekutive të “Ipko Foundation”, Abetare Gojani. Ajo ndan me vajzat edhe një rast nga eksperienca e saj.
Erza Llugiqi ishte njëra nga pjesëmarrëset e organizimit. Ajo thotë se fjalimi i saj i preferuar ishte i Shpresa Agushit, marrë parasysh historinë personale të treguar nga vetë ajo.
Organizimet e tilla duhet të bëhen më shpesh thotë nxënësja, sepse Kosova ka nevojë për ngritjen e figurës së gruas.
Festa e gruas u shënua me shumë aktivitete që mëtonin fuqizimin e vajzave të reja apo grave për të qenë të suksesshme, qoftë përmes organizimeve apo protestave.