Radiologjia është procesi i parë që një individ me dhimbje akute ose kronike në boshtin kurrizor apo në qafë e nis në rrugëtim të identifikimit dhe shërimit të sëmundjes.
Ky proces kryhet përmes aparaturave që bëjnë evidentimin e pjesëve të trupit që një person duhet t’i shërojë përmes terapive fizike që ndihmojnë në lirimin e lëvizjeve të trupit.
Lëndimet osteomuskulare, ato të qafës, si dhe intervenime kirurgjikale e rastet neurologjike janë ato të cilat më së shpeshti i trajton fizioterapeutja Jehona Shabani.
"Parandalimi është më i mirë se kurimi", është shprehja që i shoqëron pacientët e saj gjatë trajtimeve fizike.
Ajo thotë se një terapi e këtij lloji është shumë e nevojshme për personat që qëndrojnë gjatë ulur në zyrë apo kërrusur, dy këto prej problemeve më të shpeshta që shkaktojnë deformime në trup.
Ndërsa thotë se problemet dallojnë varësisht prej moshës e peshës së pacientit.
Problemet e fundshpinës dhe ato të qafës si dy prej më të theksuarave është shumë e nevojshme që të kurohen përmes këtij intervenimi, që sipas pacientëve lehtëson dukshëm dhimbjet.
8 seanca janë të mjaftueshme për kthimin e aftësive fizike të trupit në normalitet dhe kurimin e dhimbjeve.
Ndërkohë që varësisht edhe prej pjesës së trupit që ka nevojë për terapi caktohet edhe numri i seancave, që zakonisht zgjasin deri në 45 minuta.