Petrit Mehmeti është një 27-vjeçar nga Prishtina i cili rreth 10 vjet është marr me fitnes. Se si ka arritur të jetë trajner profesional i fitnesit dhe “FitModel” i dalluar brenda dhe jashtë Kosovës e kuptoni përmes stories që ka përgatitur Dona.
Ushtrimet fizike janë rutinë e përditshme e Petrit Mehmetit.
27-vjeçarit nga Prishtina kalon kohë të gjatë në fitnes. Dikur për mirëqenien fizike e mendore, por më pas dëshira që të bëhej trajner i fitnesit ishte gjithçka që Petriti donte.
Tani është trajner profesional. Mbi 10 vjet shumë të rinj kanë marr mësim prej tij.
Ushqimi e gjumi thotë se kanë rëndësi për ata që duan ta kenë fitnesin në plan ditor të tyre.
“Me fitnes kam filluar të merrem në moshën 15-vjeçare, shkas ka qenë pesha e dobët e trupit. Më pas shkova rrugës që ta kem edhe profesion punën e fitnesit. Tash e ushtroj punën e trajnerit. Nuk besoj që kam me ndërruar këtë profesion pasi që vet ja kam arrit që të përfitoj nga fitnesi si dhe e kam dëshmuar te personat e tjerë andaj më pëlqen ky profesion dhe ka me vazhduar si trajner. Është numër i madhe i personave që kanë pasur suksese dhe të cilët vazhdojnë t’i kem klientë që 5-6 vjet. Por ka edhe të tillë që me mua kanë ushtruar vetëm 3 muaj e të cilët ushtrojnë vet. Fitnesi ka bërë ndryshim te unë për shkak se nëse qëllimi yt është me arrit një fizik me masë muskulore janë disa rregulla të cilat duhet me i ndjek, pastaj ato rregulla e bëjnë një diferencë të stilit të jetesës. Duhet të kem kujdes në ushqim, alkool e çdo gjë tjetër”, ka thënë ai.
“Përveç si trajner i ushtrimeve, e bëj edhe menynë e ushqimit një plan program ditorë nga mëngjesi deri në mbrëmje kur bie në gjumë. Këshillat, parimisht me filluar me pyetjen vetes se pse kam ardhur në këtë ditë qoftë me peshë të dobët apo edhe më mbi peshë. Me u kthye hapa mbrapa edhe me fillua nga gabimi i parë deri te i fundit me i përmirësuar sikurse me rregulluar gjumin, ushqimin, jetesa e jetës, me filluar me ushtrime, me u kujdes më shumë për vetën”, ka shtuar Mehmeti.
Petrit Mehmeti përveç si trajner është edhe garues mbi 5 vjet si “model i fitnesit”, në kategorinë “mesfizik”.
Gjatësia trupore mbi 1.90, masa muskulore dhe formësimi i trupit që ka arritur deri më tash, e bëjnë të dalloj nga garuesit e tjerë. Kryesisht është fitues i çmimeve të para e të dyta.
“Kam fituar me gara në Kampionatin e Kosovës, Maqedoni, Hungari dy herë, Luksenburg, Pragë. Kam fituar vende të para, vende të dyta”, ka deklaruar Mehmeti.
Si “FitModel”, Petriti është duke u përgatitur edhe për garat ndërkombëtare si kampionatin evropian dhe atë botëror. Ka synim ta përfaqësoj Kosovën sa më mirë, e pse jo edhe të fitoj ndonjë çmim.