Vendosja e dekoreve e ndezja e dritave kudo në botë shënojnë nisjen e festave të fundvitit.
E njëri nga momentet më të mira në Prishtinë është edhe vendosja e shtëpizave në shesh. Pikërisht kjo hapësirë i bashkon shumicën e qytetarëve nga tërë vendi.
Dekoret rrumbullake e dritat shumëngjyrëshe janë vendosur deri në kulmin e secilës shtëpi druri për t’i dhënë edhe më tepër hijeshi vendit.
E shërbimi me pijet e ngrohta të shoqëruara nga biseda të këndshme mes dy palëve po i bëjnë klientët që të harrojnë të ftohtit.
Përveç pijeve, shumë prej tyre shërbejnë edhe ushqim.
Frekuentimi më i madh është në mbrëmje, megjithatë ka prej atyre që pauzën e punës e kalojnë këtu.
Pavarësisht disa problemeve me rrymë, shfrytëzuesit e shtëpive kanë pritshmëri të mëdha për këto dy javë.
Në mbrëmje ka atmosferë festive më shumë për shkak të dekoreve që qytetit i kanë kushtuar rreth 70 mijë euro.