Me ardhjen e pranverës nisin edhe mbjelljet që i takojnë kësaj stine.
Mbjelljet e para i përfshijnë qepët dhe hudhrat. Pas tyre bëhet mbjellja e llojeve të ndryshme të perimeve. Megjithatë, këtë vit për shkak të temperaturave të ulëta mbjelljet e para parashihet që të nisin në muajin prill.
Për mbjelljet e perimeve ka fara nga më të ndryshmet në barnatore bujqësore. Këtë e tregon edhe agronomi Meriton Hashani.
Sipas tij, prej vitit të kaluar vërehet një rritje e numrit të qytetarëve që kanë dëshirë të mirëmbajnë kopshtet e tyre.
Hashani thotë se ka preferenca të ndryshme dhe se zgjedhjet bëhen edhe në bazë të shijeve personale.
Çmimet për fara, sipas tij, lëvizin nga llojet. Disa janë më të përballueshme për shumicën e të tjerat më të shtrenjta.
Përveç mbjelljes të gjitha perimet kërkojnë kujdes, ku përfshihet edhe përdorimi i pesticideve të ndryshme.
Me kalimin e viteve qytetarët po preferojnë që të mbjellin erëza të ndryshme edhe nëpër banesa. Kësisoj mund të kenë produkte të tyre të freskëta që i prodhojnë në shtëpitë e tyre.