SOT

Dy motrat me krijime të veçanta

Këto janë Arta dhe Anda. Të dyja janë motra dhe së fundmi kanë nisur një biznes së bashku. Krijojnë mbajtëse të çelësave të personalizuara, ndarëse për libra, krehër për flokë e shumëçka tjetër. Lulet dhe materialet që i përdorin për krijimin e tyre janë të veçanta. Së pari i marrin të freskëta, pastaj i lënë të thahen në fleta të librave.

Arta tregoi se si nisi biznesi i tyre.

Materialet thotë se i porosisin kryesisht në Austri dhe në Amerikë.

Kësaj radhe ajo vendosi ta punojë shkronjën V.

Pas shkronjave të personalizuara, punimi më i kërkuar nga klientët është ndarësja e librave. Punimin për të e vazhdoi Anda.

Porositë për klientët i dërgojnë me postë, së fundmi përveç Kosovës edhe në Shqipëri e Maqedoni.