Blerjet e shitjet po vazhdojnë në njërin nga tregjet mobile në Prishtinë.
E i gjithë ky interesim vjen si shkak i nevojës së qytetarëve për t’u ushqyer shëndetshëm e me produkte të freskëta.
Që qytetarët të marrin shërbimin e nevojshëm po përkujdesen tregtarët në këtë treg.
Ndonëse në dy tezga të ndara, dy vëllezërit e familjes Krasniqi nga Lipjani shesin kultivimet e tyre aty.
Osman Krasniqi tregon se më e kërkuara e këtyre ditëve është domatja, për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban.
Ndryshe nga domatja e zakonshme, edhe domatet e zeza janë pjesë të tezgës së tij.
Tregtari nga Lipjani rrëfen se mungesa e informacionit për vlerat e këtij lloji ndikon që të jetë më pak i shitur.
Përveç perimeve, Kryeziu tregon se edhe erëzat kanë hyrë në listën e kërkesave të konsumatorëve.
Tregu mobil është në shfrytëzim maksimal, sipas Kryeziut, sepse freskia dhe të qenit produkte bio i tërheq më shumë blerësit.
E gruaja e vëllait të Kryeziut, Arife Kryeziu, po ashtu punën e saj e ka të përqendruar në shitjen e pemëve e perimeve.
Ajo rreshton kultivimet dhe arsyet pse duhet të përdoren më së shumti gjatë sezonit.
Jo të gjitha të zakonshmet janë në këtë treg.
Kryeziu flet edhe për specin e zi që gjen përdorim të gjerë në tregti.
E për përdorimin e perimeve dhe rëndësinë e tyre treguan edhe disa qytetarë të cilët rreshtojnë perimet me përqindje të lartë të ujit si pjesë përbërëse të kuzhinave të tyre.
Për të gjitha kultivimet që shiten aty, Kryeziu tregon se përkujdesen vetë nga mbjellja e deri tek shitja në treg.
Tregu mobil është tri herë në javë dhe përveç pemëve e perimeve, aty mund të gjeni edhe veshje kombëtare e produkte të tjera vendore.