SOT

Dikur skiator i dalluar, tash të rinjve ua mëson skijimin

Agron Veseli, tërë jetën ia ka kushtuar skijimit.

Edhe pse ka moshën e pensionimit, ai ndihet mirë me shëndet dhe aspak nuk e ka problem të skijojë, por edhe t’i mësojë të rinjtë për këtë sport.

69-vjeçari si skiator ka qenë i dalluar, duke marrë pjesë në shumë gara vendore e ndërkombëtare.

Tash si instruktor i skijimit ka arritur që të zbulojë talentë të këtij sporti, e të cilët janë pjesë edhe e garave ndërkombëtare.

Veseli thotë se skijimi si sport është mjaft i shtrenjtë, por për ta zhvilluar edhe më shumë duhet edhe ndihma e institucioneve.

Ndonëse në moshë, ai ka vullnet që t’i mësojë gjeneratat e reja në skijim.

Agron Veseli është i angazhuar edhe si instruktor në programin “Drejt Malit”, i cili mbahet çdo vit në pistën e skijimit në Brezovicë nga Federata e Sportit Shkollor në Kosovë.