SOT

Dhuro rroba për të përmirësuar shëndetin e nënave e foshnjave

Në dorë ka një qese të madhe me rroba e është nisur drejt dyqanit “Tesha Vesha”, për t’i dhuruar ato. Kjo është hera e parë që Jasmina Aliu në mënyrë indirekte po ndihmon në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave të Republikës së Kosovës.

Madje tregon edhe që i sjell në gjendje të përshtatshme, e ndonjëherë të paveshura më parë.

Përmes Organizatës joqeveritare “AMC”, “Tesha Vesha” ndihmon në grumbullimin e shitjen e rrobave kurse me mjetet e fituara blihen barëra e aparatura mjekësore për këto dy kategori.

Rrobat në këtë vend shiten me një çmim simbolik.

20 euro është çmimi më i lartë.

“Shumë shpesh edhe blej. Edhe këtë fustan që e kam veshë këtu e kam gjetur”, deklaroi Jasmina Aliu, donatore.

Numri i donatorëve është çdoherë e më i madh, thotë Kadiri. Përmes mjeteve të mbledhura, AMC ka arritur të ndihmojë mbi 5000 nëna e 2000 foshnja. Madje ka arritur të riciklojë rreth 25.000 kg tekstil.

Menaxherja tregon se edhe figurat publike janë bashkëpunëtore në këtë iniciativë.

“Tesha Vesha” gjendet në Prishtinë në dy lokacione dhe është e hapur çdo ditë pune, nga ora 08:00-16:00.