SOT

Dardani, berberi i pasionuar pas punës

Zanatin prej berberi Dardan Batusha e nisi që nga mosha 15-vjeçare në Gjakovë. Që atëherë mësoi teknika të ndryshme të prerjes së flokëve.

Përvojën tash e një vit e gjysmë po e vazhdon në kryeqytet. Puna e tij fillon në nëntë të mëngjesit e nuk mbaron deri në orën policore, transmeton Koha.

Një prerje e flokëve zakonisht zgjatë gjysmë ore.

Ai tregon pasionin që ka për këtë profesion.

E preferencat e klientëve në Prishtinë, sipas tij, dallojnë prej atyre të Gjakovës.

Përveç prerjes së flokëve tashmë, sallonet e berberëve po përkujdesen edhe për rregullimin e mjekrës e tretmaneve të tjera për fytyrën.

Një ditë pune për Batushën kalon shpejt. Thotë se klientët i pëlqejnë teknikat e tij për prerjen e flokëve.

Punën që e bën me qejf është i vendosur ta vazhdojë tërë jetën. Mosha 40 vjeçare sipas tij, është ideale që të ndërpritet një profesion i tillë e të vazhdojë me diçka krejtësisht ndryshe.