Njëri ndër ushqimet që më së shumti ju bën të ndiheni mirë dhe në disponim është çokollata, sidomos ajo e zeza. E tani që jemi në stinën e dimrit preferohen më shumë për konsumim.
Kjo çokollatë në vete përmban rreth 70 për qind kakao. Pasi që festat e fundvitit po afrojnë, një pako me çokollatë të zezë mund të jetë një dhuratë mjaft e veçantë për to. Përveç shijes rëndësi u kushtohet edhe formave të tyre dhe dekoreve të kutive të përgatitura me shumë finesë.
Shefja e kësaj ndërmarrjeje, Bleta Zeqiri, thotë se çokollatën e zezë e duan të gjitha grupmoshat.
Shumë klientë, sipas saj, preferojnë që çokollatën e zezë ta kombinojnë me shije të frutave apo lloje të tjera të çokollatave, transmeton Koha.
Dietologia Vala Pupovci ka treguar për benefitet që i posedon kjo lloj çokollate.
Megjithatë, Pupovci rekomandon që të mos konsumohet në sasi të lartë.
Dhjetori si muaj i festave rrit edhe numrin e klientëve që duan çokollata në kuti me motive festash.
Studimet tregojnë se aq më e madhe të jetë përqindja e kakaos në një kuti me çokollatë, aq më shumë ndikon pozitivisht në kujtesë, disponim, sistem të imunitetit dhe në shëndet të përgjithshëm.